Berisha: Rama po përgatitet për kapitullimin final

Berisha: Rama po përgatitet për kapitullimin final

10:37, 07/06/2017
A+ Aa A-

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, se do të largohet nga drejtimi i partisë vetëm në rast se partia e tij nuk del e para në garën elektorale, tregon se ai po e ndien humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi më herët pati deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse PS, nuk fiton zgjedhjet.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ju ka bërë thirrje socialistëve që të mos habiten nëse javën që vjen Rama të ndryshojë sërish deklaratë duke thënë se do të largohet nga drejtimi i PS-së vetëm në rast se partia e tij do të dalë forcë e tretë.

‘Edi Rama përgatitet për kapitullimin final

Rama më parë ishte zotuar se

- po tre humbiste zgjedhjet do ter jepte dorëheqjen

- Rama parmbrëmë tek Balla hoqi dorë nga zotimi i mëparshëm dhe deklaroi se

- po të dalë PS parti e dytë, do ter japë dorëheqjen.

Me këtë, Rama pranoi haptas se nuk sheh fitore në horizont!

Javën e ardhshme ndiqeni pasi Rama do të deklaroje se vetëm po të dalë parti e tretë do të japë dorëheqjen. Prandaj o siçilistë, përgatituni për një greve të re urie vjeshtën që vjen!’, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tosi07/06/2017 18:51

ato spotet me prioritetet e gabuara dhe ne pergjithesi premtimet e pambajtura (nja 40 spektakolare)e deshtimet bejini dhe fletpalosje se shume pak perqindje e popullsise perdor internetin...aq me pak vizitojne fcb e Bashes...dhe mos ju ndani fteses per debat televiziv...deri ne 24 Qershor...

Shto koment

Denonco