Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Basha ironizon Metën: Bjeri daulles sa të duash

Basha ironizon Metën: Bjeri daulles sa të duash

11:11, 05/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar ish-kreun e LSI Ilir Meta, duke i thënë që “le t’i bjerë sa të dojë daulles”, duke ju referuar veprimit të djeshëm të kryeparlamentarit.

Gjatë hapjes së fushatës në Kukës, Basha sulmoi sërish LSI-në duke e quajtur “SH.P.K” dhe se pazari politik do të marrë fund me Republikën e Re.

“Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta, daulleve nuk do të ketë pasur më shi për tokat e “shpk”-së. Tokat e “shpk”-së nuk do të kenë më shiun pushtetit. Pazari i vjetër politik i politikës së vjetër merr fund e bashkë do ta themelojmë republikën e re dhe unë do të punoj natë e ditë që shpresat të kthehen në projekte”, tha Basha nga Kukësi.

Kujtojmë se dje Ilir Meta ishte në Kukës dhe improvizoi duke i rënë daulles së bashku me Luan Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petrit 05/06/2017 12:46

Nje sugjerim te shkurter per te gjitha portalet Do t'ju lutesha mos e quani ish kryetari i LSI-se Ai eshte jo vetem kryetar me kompetenca te plota por e president i Sh. p. k -se qe quhet LSI

Bilbil05/06/2017 11:18

Mjaft me UNË, UNË, UNË!

Bilbil05/06/2017 11:17

Mjaft me UNË, UNË, UNË!

Shto koment

Denonco