BE nis hetimin ndaj ambasadores Romana Vlahutin

BE nis hetimin ndaj ambasadores Romana Vlahutin

10:24, 05/06/2017
A+ Aa A-

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është nën hetim nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

“NewEurope” shkruan se hetimi ndaj Vlahutin ka nisur për blerjen e vilës 1.6 milionë Euro në një rezidencë në periferi të Tiranës.

OLAF është organi i vetëm i Bashkimit Europian i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së. 

“Kjo është një shifër e çmendur sipas ekspertëve vendas, pasi ajo vilë nuk vlen as sa 1/3 e çmimit të shitjes. Shtëpi të ngjashme në të njëjtën zonë dhe akoma më të mëdha kishin një çmim më pak se 1 milionë Euro.

Ky hetim është me rëndësi të veçantë pasi u hap 4 javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 qershor. Më shumë se në një rast, Vlahutin ka mbështetur haptazi Partinë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Edi Rama. Fakti që ambasadorja e BE është miqësore ndaj Ramës dhe u vu nën hetim përpara zgjedhjeve, mund të nënkuptojë se Komisioni Europian nuk dëshiron të asistojë procesin zgjedhor të Shqipërisë”, shkruan NewEurope.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salah05/06/2017 20:26

Original Article, over the EU Embassdy a incompetent stupid group Vlachudin under investigation https://www.neweurope.eu/article/vlachudin-under-investigation/

fery05/06/2017 11:31

Hetimet ndaje ambasadores se BE te shtrihen edhe ne Kroaci ku kjo kroate e pacipte ishte sekretare e ish kryetarit kroat Ivo Josipoviq i cili , deri sa ishte president , u afrua me Beogradin me shume se c duhej andaj dhe humbi zgjedhjet nga Presidentja K.G.Kitaroviq ( me pretekst se gjoja ne Bg shkon ne filarmonine shtetrore serbe pasi me profesion eshte muzikant dhe jurist )

BEeeeee05/06/2017 10:32

Di njeri gje ku ka humbur ambasadori LU ???

Iliri05/06/2017 10:31

Po mjaft mo, cim ishe korrekt die ne interviste pse meresh sot me publikime pa lidhje.

etniteti05/06/2017 10:28

peshku nga koka

Shto koment

Denonco