Basha sulmon ashpër Metën: Partia jote SH.P.K falimenton më 25 qershor, u zgjodhe president me pazar politik

Basha sulmon ashpër Metën: Partia jote SH.P.K falimenton më 25 qershor, u zgjodhe president me pazar politik

10:59, 03/06/2017
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër Ilir Metën gjatë fushatës elektorale të PD në Krujë, duke thënë se LSI-ja më 25 qershor do të dalë në opozitë.

Ish-partinë e Metës, Basha e cilësoi një sh.p.k që do të falimentojë pas 25 qershorit.

Kreu i demokratëve i kërkoi Metës që të ruajë etikën si President që pritet të marrë detyrën pas disa javësh. 

Basha e krahasoi Ilir Metën me "Tregtarin e Venedikut" të Shekspirit dhe tha se është zgjedhur President nga një pazar politik mes tij dhe Edi Ramës.

“Kemi edhe një tjetër në këtë mesele, shoku Ilir. Opozita është e bashkuar falë jush. Ata janë të përçarë, i përçau pazarin. Program të vetëm kanë kolltukun dhe timonin, garë me makinë me njëri-tjetrin. Një javë program kanë kolltukun dhe timonin. Pazari i fundit i republikës së vjetër ishte zgjedhja e presidentit, u ulën të dy ja futën me shishe vere të shtrenjtë, dhe ky është pazari i republikës së vjetër. As nuk u pyet njeri.

Dy njerëz me verë e me peshk zgjodhën presidentin e republikës së vjetër. Tani meqë është futur te Shekspiri, po ju them se Shekspiri ka dhe një vepër, “Tregtari i Venedikut”. Tregtarit të Venedikut që u zgjodh president dua ti them ta marrë me shumë qetësi dhe dashuri faktin që SH.P.K e tij do të shkojë drejt falimentit total më 25 qershor.

Sistemi i skllavërimit politik merr fund më 25 qershor. Mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SH.P.K-së”, tha Lulzim Basha.

Ditën e djeshme në fushatën e LSI në Kamëz, Ilir Meta deklaroi se mëngjesin e 26 qershorit Edi Rama dhe Lulzim Basha do të telefonojnë Petrit Vasilin për t’i kërkuar koalicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

AlB404/06/2017 21:24

Marveshja e fundit Rama-Basha ka qene nje marveshje e domosdoshme per te eliminuar te keqen qe po i kanosej te ardhmes se vendit nga LSI. Vete e kam parashikuar qe para dy vjetesh se kjo marveshje duhej bere se ka qene nje domosdoshmeri ,po papjekuria politike e drejtuesit aktual te PD per te kuptuar rrrezikun qe i vinte per Shqiperise nga matrapazet e LSI .Eshte e rendesishme qe me ne fund te nenshkruhej kjo marveshje e sugjeruar nga partnere starategjike te Shqiperise eshte per tu pergezuar kryeministri aktual per kete marveshje. Po duket qarte se pas zgjedjeve do te kemi koalicion stabil te PS-PD cka do te jete nje sinjal i mire qe shenon fundin e partise matrapaze qe kemben 4 deputet me 4 ministri . Do te jete ne dore te PS-PD per te reformuar thellesisht administarten e korruptuar si dhe per te ndertu themelet per nje drejtesi te pa korruptuar ne vend.

Nderi mbi te gjitha04/06/2017 14:51

Kush do me shume Nderin e Familjes se sa Partine, voton NR 6.

Lulzimi03/06/2017 13:38

LSI eshte partia e pazareve dhe e skllaverimit te popullit; Vrapojne te rinj e te reja per Interes dhe zhyten ne kete parti, nga halli e nevoja per nje vend pune; veshtojne ishtepersekutuar , te djathte e te ekstremit te djathte por vetem per te marre nje vend pune; nuk kane faj duan te jetojne te shkretet, detyrohen te shesin ,,bindjet per kafshaten e imponuar'' kjo eshte LSI me e ndyre se PPSH! Por i erdhi fundi familjes mafioze e kriminale Meta se bashku me taborrin e tij . Miliona e miliarda te grabitura, depon e arit, hotele peseyjeshe, toka prona terrene komplekse marramendese neper plazhe te paprekura etj etj etj kane gllaberuar kjo force e ndyre politike. Por zullumi e ka nje fund... dhe fundi vjen me 26 qeshor Ciftit Meta, dhe gjithe atyre qe i shkojne pas si lakej!! nuk e kuptojne te ,,varferit'' Populli do marre fryme lirisht, vendet e punes do ndahen per te gjithe simbas aftesise dhe ato me pak te aftit sdo rrijne pa buk e si lypsar neser rruget e mbushura me kafe e lloto; LSI do shembet dhe Burgu i pret zullumqaret! Lulzim Basha nje ideator, patriot dhe Udheheqes i madh popullor do e sjelle driten per shqiptaret!

rednex03/06/2017 11:29

Te jesh me se i sigurte qe do ta bejne ate gje ose e kan ndermend te qeverisin bashke pastaj su duhet LSI..

Mira03/06/2017 11:04

Rrofte luli hajdut me patante. Flet ky.

Shkodran03/06/2017 11:01

Degjo ketu o Lulash,mos fol shume se vetem me Lsi,dhe Pdiu e hidhni Ramen.... lere LSI...behu i zgjuar,jo "Rilindas"....them se me kupton qa do thote me "Rilindas"...

Shto koment

Denonco