Lulzim Basha sqaron listat e PD: Pse largova Topallin, Bregun, Patozin...dhe pse lashë Sali Berishën

Lulzim Basha sqaron listat e PD: Pse largova Topallin, Bregun, Patozin...dhe pse lashë Sali Berishën

21:48, 01/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se askush nuk është i përjetshëm në politikë dhe për këtë arsye listat e PD-së kanë pësuar ndryshime.

I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Basha u pyet nëse me këto lista shfrytëzoi mundësinë për të larguar zërat kritikë ndaj tij, sikurse janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu etj. Këto deklarata të bëra në media, Basha i sqaroi përmes dy pikave.

“E para, kjo është një fabul e ndërtuar nga persona të interesuar. Fakti që janë jashtë liste nuk tregon që unë jam hakmarrës. E dyta është që nuk erdhi dikush t’i zërë vendin dikujt tjetër. Askush nuk është i përjetshëm në politikë, ka ardhur koha që të promovohen njerëz të rinj. As unë nuk do të jem i përjetshëm”, tha Basha.

I pyetur nga gazetari Balla përse Sali Berisha është në listat e PD-së duke qenë se pjesa më e madhe e ish-ministrave të Qeverisë Berisha u lanë jashtë, Lulzim Basha tha: “Sali Berisha vjen aty si një kandidat i larguar nga të gjitha funksionet drejtuese. Në këtë kuptim mund ta shikosh si një simbolikë të PD si një njeri që ka dhënë kaq shumë për demokracinë dhe absolutisht që ai ka një vend në listë si një deputet i thjeshtë i PD”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti02/06/2017 14:46

Zoti basha mos u dekurajo nga sulmet eshte fushate do te mundohen te te nxijne nga te gjitha anet mbaji premtimet qe po ben nqs vjen ne pushyet e shiko si do te struken minjete e mocaleve.

Studenti02/06/2017 13:47

Marjan, mbaje veten se nuk u permbys bota se do iki Rama nga pushteti. Me mire do te behet. PD-ja nuk ka patur nevoje kurre per voten tende.

kukesi ka burra02/06/2017 13:06

Gjithmone ne politike ju keni sulmuar kundershtaret me te fuqishem si te mbijetoni ne politike !!! Pse nuk e vure qadren ne shesh kur qindra shqipetare moren rrugen e azilantit,qindra te tjere u burgosen ,se nuk kishin mundesite ekonomike te paguanin energjine elektrike.qindra te tjere bene edhe vetvrasje !!! Kjo nuk u interesoj aspak juve.Sapo u permend vetingu ju vepruat ,vepruat per te mbrojtur interesat dhe pasurite tuaja !!!

marjani01/06/2017 23:34

Te dhjefsha fytin o Lulezim!! Nuk te dhjet me as Rama, te beje debat televiziv me ty!!! Ja arrite te na clirosh nga detyrimi hyjnor qe te votonim PD deri ne vdekje!!!

Demokrati vjeter01/06/2017 23:26

Fol troç o Lul Basha e mos ki komplekse. Thuaj: Sali Berisha sot mbas 4 vjetësh në opozitë ka 1.061.873 ndjekës (miq) në Facebook. Sikur gjysma e tyre të votoj PD për hatër të doktorit, i bie që Edi Rama merr gjysëm milioni shuplaka vetëm nga Sala. Pa Salën, PD i shef numrin e fanellës edhe çiftit çam Doda-Idrizi :)

Shto koment

Denonco