SYRI TV/ Administrata dhe kabinetet dynden drejt Italisë, ministra, deputetë e kryebashkiakë mbushin sallën

16:30, 26/05/2024
A+ Aa A-

Ministra, deputetë, kryebashkiakë, administratë e deri në arsimtarë kanë qenë masiv në udhëtimin e shkurtër për të duartrokitur liderin e tyre në takimin që ka mbajtuir në Itali.

Mes ‘refugjatëve’ që duartrokasin Edi Ramën nëpër turmë, janë Erion Veliaj, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, rakip Suli, Elton Arbana, drejtorë e drejtoresha bashkie, mësues e adminsitratë që kanë mbushur sallën. 

SYRI TV

E diela nuk ka qenë një ditë pushimi për adminsitratën, e kjo jo për shkak të ndonjë angazhimi pune në shërbim të qytetarëve, por për të mbushur sallën e takmit të kryeminsitrit Edi Rama në Itali

Jo vetëm administratë, por edhe titullar institucionesh. Nëpër rrjetet sociale nga radhët e socialistëve nuk ngurohet të shpërndajnë foto e video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali.

Listën e personave që kanë prerë një biletë afatshkurtër në vendin fqinj e drejtojnë ministra, si Ulsi Manja i drejtësisë, apo kryebashkiakë si Erion Veliaj, Rakip Suli i Kamzës e 
Mes turmës i kamufluar si emigrant shfaqet diku edhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, duke duartrokitur fjalimin e liderit. 

Më pas vijnë nga administrate, si Drejtoresha  e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranë, Matilda Zizolli. 

Në rrjetet soaciale nuk mungojnë pamjet nga takimi që ka shpërndarë nga vendi ku mbahet  Armando Subashi që drejton bashkinë e Fierit, apo ministri Brendshëm Taulant Ballës. 

Por jo vetëm kaq, edhe për mësuesit e arsimtarët do duhej të ishte një ditë e zakonshme pushimi, por nuk ka ndodhur kështu, ato janë rreshtuar nëpër avione e autobusë për të dëgjuar fjalimin e Ramës që iu flet emigrantëve nga ekrani, pasi në sallë me sa duket ka në pjesën më dërrmuese administratën shtetërore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco