Lajmi i fundit

Dhunohet në Tiranë Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për vrasjen e policit në Fier: Dënoj me forcë aktin kriminal!

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për vrasjen e policit në Fier: Dënoj me forcë aktin kriminal!

13:18, 15/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime  ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit:

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike. 

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco