Bardhi: Rama foli me kodin e mafias, ‘Molla’ e kalbur nuk është vetëm Veliaj por dhe kryeministri

Bardhi: Rama foli me kodin e mafias, ‘Molla’ e kalbur nuk është vetëm Veliaj por dhe kryeministri

14:15, 09/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në parlament ka akuzuar Ramën si personin përgjegjës pse qeveria dhe administrata e tij është mollë e kalbur njëjtë me emërtimin që ai u vuri drejtorëve të Veliajt që janë në burg.

Bardhi ka theksuar se në monologun e tij kryeministri nuk la asnjë njeri të fliste por retorika e tij ishte e një opozitari të vërtetë.

"Je vetëm dëgjuat mbajtët shënime, Rama foli dy orë monolog dhe asnjë nga ju nuk tha asnjë fjalë. Në atë monolog krejtësisht të panevojshëm, Rama mbajti një fjalim të denjë për një opozitar të vërtetë dhe të dedikuar për të luftuar korrupsionin në vend që qeveriset nga 11 vetë  a thua nga një sozi e paautorizuar të tij.

Në një pjesë e fjalimit të tij që nuk ishin as filozofik e as politik Rama foli për histori nga jeta e tij në 11 vite në pushtet që fatkeqësisht lidhen vetëm më hajdutë të cilët i kërkonin të ndërhynte te drejtësia.

Ai foli sikur të ishte një përfaqësues i denjë i mafias dhe foli me kode morali nderi dhe në fund tha se nuk do të dorëhiqet kurrë nga skandalet morale.

Ajo që i mungoi gjuhës së pasur folklorike të Ramës ishte se molla në pemë nuk lihet të kalbet por trajtohet në fillim po fatkeqësisht edhe ai është kalbur me të."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco