SYRI TV/ Veliaj vjedh premtimet e Këlliçit: Nga 2025, transport falas për pensionistët

13:50, 09/05/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton të mbulojë skandalet që kanë përfshirë bashkinë e Tiranës duke vjedhur premtimet e rivalit të tij në zgjedhjet lokale, Belind Këlliçit. Ndërsa Këlliçi premtonte se paratë e inceneratorit fantazmë do të shkonin për transportin falas, sot Erion Veliaj, kur u zbulua afera e inceneratorit dhe vjedhjet e “5D”, artikulon publikisht premtimet e Këlliçit për transport falas për të moshuarit.  

Nga SYRI TV

Një nga premtimet kryesore të kandidatit të opozitës Belind Këlliçi në zgjedhjet lokale u sulmua më shumë nga socialistët gjatë fushatës si i parealizueshëm për shkak të kostove, edhe pse Këlliçi me grupin e ekspertëve treguan projektin e detajuar dhe faturën e përballueshme nga buxheti i bashkisë së Tiranës.

Sot, në kulmin e skandaleve të kësaj bashkie, kur milionat e vjedhura nga aferat “5D” dhe inceneratori u zbuluan, Erion Veliaj  kopjon pikërisht programin e rivalit të tij Belind Këlliçi, madje akuzon opozitën se do që ta pengojë këtë, edhe pse ishte ai që deri dje manipulonte qytetarët me deklarata se transporti falas ishte i parealizueshëm, ndërsa opozita e jepte si premtim programor të realizueshëm brenda vitit të parë.

Ndërsa Erion Veliaj kërkon shpëtimin nga skandalet me programin e Këlliçit, mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të pastrojë figurën e korrupsionit në bashki me këto premtime, të cilat do të ishin realizuar, jo vetëm për pensionistët por për çdo qytetar të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco