Opozita shkatërron qeverinë/ Zëdhënësi i VMRO në KAFE SHQETO: 'Ali Ahmeti me shokë' abuzuan me pushtetin

09:50, 09/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, zëdhënësi i koalicionit VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski ka komentuar fitoren madhështore të opozitës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën ditën e martë.

Stoilkovski theksoi se fitorja e opozitës ishte një revoltë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilët votuan masivisht kundër qeverisë në pushtet ka bërë gabime të mëdha, krime të mëdha kundër popullatës dhe i kanë bërë hapur dhe me arrogancë pa pasur njerzillëkun për tu munduar ti fshehin ato.

‘Ajo që i bëri qytetarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë masivisht kundër partisë në pushtet ishte performaca qeverisëse e këtij koalicioni tmerrësisht e dobët duke shkatërruar sistemin shëndetësor, forcën e ligjit, rendin publik duke shkatërruar sistemin arsimor. Studentët nuk kanë më as libra’, u shpreh Stoilkovski.

Gjhithashtu Stoilkovski theksoi se 'partia udhëheqëse e koalicionit LSDM kishte shumë nevojë jetike për votat e partive shqiptare kryesisht me koalicionin e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe BDI u la atyre shumëçka në dorë dhe ata abuzuan duke ndërtuar perandori madje çdo ditë ata kanë vepruar në këtë drejtim duke pasuruar veten dhe rrethin e tyre të ngushtë miqësore dhe familjare, kanë arritur te qëndrat tregtare, nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Artan Grubi'.

Stoilkovski: Rezultatet janë bindëse, shtypëse. Mbrëmë ka dhënë dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçeski. Diferenca është e madhe edhe për sa i përket Presidentit. E ka fituar opozita edhe Presidentin. Një president që zgjidhet me votim të drejtëpërdrejtë nga populli. Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut është zonja Gordana Siljanjosvka Dafkova. VMRO-DPMNE është koalicioni udhëheqës ku kanë marrë 50% të parlamentit me 120 vende. Partia në pushtet deri ditën e djeshme ka marrë 18 vende, një rezultat shkatërrues.

Përsa i përket zgjedhjeve presidenciale Gordana ka marrë mbi 580 mijë vota ndërsa Pendarovski gjysmën e atyre votave, pra më shumë se dyfishin.

Nga 80 bashki që ka Maqedonia e Veriut, VMRO-DPMNE ka fituar 71 bashki.

Ishte një revoltë e madhe në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Ka pasur një revoltë të madhe nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut sepse qeveria në pushtet ka bërë gabime të mëdha, krime të mëdha kundër popullatës që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe i kanë bërë hapur dhe me arrogancë pa pasur njerzillëkun për tu munduar ti fshehin ato.

Partia udhëheqëse e koalicionit LSDM kishte shumë nevojë jetike për votat e partive shqiptare kryesisht me koalicionin e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe BDI u la atyre shumëçka në dorë dhe ata abuzuan duke ndërtuar perandori madje çdo ditë ata kanë vepruar në këtë drejtim duke pasuruar veten dhe rrethin e tyre të ngushtë miqësore dhe familjare, kanë arritur te qëndrat tregtare, nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Artan Grubi.

Ajo që i bëri qytetarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë masivisht kundër partisë në pushtet ishte performaca qeverisëse e këtij koalicioni tmerrësisht e dobët duke shkatërruar sistemin shëndetësor, forcën e ligjit, rendin publik duke shkatërruar sistemin arsimor. Studentët nuk kanë më as libra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco