‘Mos e shaj më Erionin o rrotë...'/ Ilir Vrenozi demaskon Erion Kriston si patronazhist të Veliajt

12:41, 04/05/2024
A+ Aa A-

Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi ka demaskuar moderatorin Erion Kristo si patronazhist të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një denoncim të bërë në rrjetet sociale, Vrenozi ka publikuar telefonatat dhe mesazhet e dërguara nga Erion Kristo në drejtim të tij, duke i kërkuar të mos e shajë më Veliajn.

Nga pamjet e denoncuara, dallohet Vrenozi i cili me qetësi i kërkon ish-mikut të tij Erion Kristos arsyet se përse të mos e shajë Veliajn, pasi ka mbi 10 vite që shan në rrjetet sociale Edi Ramën, por sipas moderatorit, nuk është njësoj të shash kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës, pasi ky i fundit mobilizon të burgosur për të bërë presione në emër të tij.

Dhe një gjë e tillë i ka ndodhur dhe Ilir Vrenozit, të cilin e kanë marrë në telefonë me numër të jashtëm, vetëm një ditë pasi kishte folur me Erion Kriston dhe ky i fundit i kishte kërkuar të mos e shante më Veliajn.

Nga video e publikuar, dallohet në një moment që Erion Kristo i drejtohet Ilir Vrenozit, ‘mos e shaj më Erion Veliajn o rrotë k*ri’, gjë e cila ka sjellë dhe përshtjellimin e korçarit më të famshëm, i cili i është përveshur ashtu siç e meritonte, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar llogari se përse ia ka dhënë numrin e tij të telefonit personave të burgosur.

Kjo ngjarje mes Ilir Vrenozit dhe Erion Kristos, vërteton edhe njëherë tjetër se Erion Veliaj i ka blerë gazetarët dhe analistët që orientojnë opinionin publik, duke e manipuluar atë për një figurë groteske dhe të korruptuar deri në palcë, siç është kryebashkiaku i Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco