Skandali në Shkollën e Magjistraturës, opozita kërkojnë të mblidhet Komisioni i Ligjeve

Skandali në Shkollën e Magjistraturës, opozita kërkojnë të mblidhet Komisioni i Ligjeve

13:00, 03/05/2024
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut pas skandalit që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës.

Shkresa e firmosur ng Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputetë të PL dhe 9 kolegë të tjerë kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar 10 kokurues duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 121 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total e për të gjitha këto shqetësime dhe disa të tjera të trajtuar në kërkesë deputetët e opozitës duan që të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco