Xhaferri: Censuroi Shkollën Politike të FRPD, RTSH promovon Akademinë Politike të PS ku do japin leksione Rraja, Dako, Gjici, Ahmetaj, Tahiri dhe Goro!

Xhaferri: Censuroi Shkollën Politike të FRPD, RTSH promovon Akademinë Politike të PS ku do japin leksione Rraja, Dako, Gjici, Ahmetaj, Tahiri dhe Goro!

11:02, 03/05/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Ndërkohë që sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias, mediet shqiptare më shumë se kurrë janë kthyer në zëdhënëse të qeverisë dhe partisë në pushtet, aq sa dhe logot e ngjyrat e ekranit janë mavijosur sipas gustove të liderit suprem.

Radio Televizioni Shqiptar, një çerdhe propagande dhe korrupsioni, nuk i ndal shërbimet ndaj Rilindjes, ndonëse mbahet financiarisht me taksat e mbarë shqiptarëve.

RTSH që ndër të gjitha mediat, balancën dhe informimin e paanshëm i ka detyrim ligjor,  i jep kohë televizive Akademisë Politike të PS, kur në mënyrë të paprecedenë ka censuruar çdo aktivitet të Shkollës Politike të FRPD dhe censuron çdo njoftim të FRPD.

Shkolla Politike e FRPD e lançuar që në datën 8 Dhjetor 2023 ka mbaruar semestrin e parë, ku qindra të rinj nga mbarë trojet shqiptare  janë bërë pjesë e saj.

Për të ndarë eksperiencat politike dhe mediatike në Shkollën Politike të FRPD kanë qënë disa prej politikanëve më të spikatur në vend, teksa sjellim ndërmend që pjesë e kësaj shkolle u bë edhe ish Kongresmenia Republikane Vicky Hartzler, që ndau me të rinjtë ekperiencën e saj në politikë.

Deklaratat dhe mesazhet politike të Vicky Hartzler në trajnimin me të rinjtë e Shkollës Politike të FRPD gjetën jehonë në shumicën prej mediave shqiptare, përveç RTSH, që nuk i ka dedikuar asnjë kronikë apo hapësirë në studio Shkollës Politike të FRPD.

Shkolla Politike e FRPD është një vlerë në politikën shqiptare, teksa në Akademinë Politike të PS me siguri do ndajnë eksperiencat politike më të rinjtë e FRESH politikanë të spikatur si Dako, Rraja, Gjici, Bllako, Tahiri e Ahmetaj, që Rama i cilëson tërmet elektoral sipas modelit 184!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco