Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Berisha: Ju e nisët ditën duke pritur kryehajnin e Tiranës siç e meritonte dhe e vazhduat me protestën e mosbindjes civile më të madhen që nga viti 1991

19:59, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka përshëndetur protestuesit në Tiranë.

Berisha tha se, qytetarët e nisën ditën duke pritur kryehajnin e Tiranës siç e meritonte dhe e vazhduat me protestën e mosbindjes civile më të madhen që nga viti 1991.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të fitores së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përulem me nderimin më të pakufishëm përpara jush.

Përulem me nderimin më të pakufishëm para guximit tuaj, para fitores tuaj, para betejës që bëtë sot, më epikja në 13 vitet e fundit.

Sot, ju qëndrestare dhe qëndrestarë e opozitës shënuat pas 20 shkurtit, mosbindjen civile, betejën më të fuqishme që nga viti 1991 gjer sot.

Kjo e martë ishte ditë e bardhë për demokracinë, ishte ditë e zezë për kleptokracinë, narkokracinë.

Të dashur miq, sot ju çelët ditën duke pritur kryehajnin e Tiranës siç e meritonte, me thirrjet që meritonte te dyert e Skapit të partisë.

Më lejoni t’u përshëndes ata që nisën ditën me ato thirrje me të cilat përfaqësuan mbarë shqiptarët.

Vazhduat këtë ditë të bardhë me protestën e mosbindjes civile më të fuqishme, më të suksesshme që ka njohur Tirana nga viti 1991.

Demokratet dhe demokratët, opozitaret dhe opozitarët, Tirana dhe mbarë Shqipëria po prisnin këtë ditë si ditën e bekuar.

Po prisnin këtë ditë si ditën e shpresës së madhe.

Si ditën e fuqisë së pamposhtur të bashkimit.

Si ditën e triumfit të kauzës së drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco