Dënuan protestën te Bashkia, Tabaku: Reagim ‘copy-paste’ si në protestat e tjera

Dënuan protestën te Bashkia, Tabaku: Reagim ‘copy-paste’ si në protestat e tjera

21:39, 25/04/2024
A+ Aa A-

Pas molotovit te Bashkia e Tiranës, përfaqësitë diplomatike reaguan menjëherë duke dënuar dhunën e ushtruar, por për deputeten Demokrate, Jorida Tabaku, kjo nuk do duhet të jetë një problem për aksionin opozitar.

E ftuar në A2 CNN, në emisionin ‘Debat’ me Alba Alishani, Tabaku tha se opozita nuk e ka betejën me ambasadat, por me qeverinë për të ngritur zërin për problemin e qytetarëve. Kjo sepse sipas Tabakut, ‘s’votojnë ambasadat’, por qytetarët.

Sipas saj, ato reagime, nuk ishin gjë tjetër veçse ‘copy-paste’ e deklaratave pas protestave të bëra më herët nga opozita.

‘Është i njëjti deklarim me protestat e tjera të opozitës, 2019, nuk i kam bërë ndonjëherë deklaratave të ambasadave, dhe nuk e kemi betejën as me ambasadat, as me askënd tjetër, ne duhet të fitojmë betejën me opinionin publik, për të ngritur zërin për betejat e tyre. S’na votojnë ambasadat. Nuk do shqetësohesha për reagime për përfaqësitë diplomatike, ato kanë punën e tyre, ne tonën, ngrenë shqetësime duke parë nga pikëpamja e tyre, ne nga pikëpamja jonë’, tha Tabaku.

Megjithatë, edhe ajo thekson se beson më shumë te forca e fjalës dhe puna me qytetarët për të treguar korrupsionin e qeverisë, se te forca fizike e përdorur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco