VIDEO/ Berisha mesazh ambasadorëve: Shikoni dokumentarin e RAI-3, Qeveria e Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës

20:41, 25/04/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës.

“Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime.

Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës.

Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik.

Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia”, tha kreu demokrat.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës. Njerëzisht dua tu them dy vjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë.

Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3.

Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime.

Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës.

Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik.

Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.

Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohohi këtë.

Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve.

Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës.

Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet.

Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj.

Është kjo mafie e cila ka shpopulluar qëllimisht 33% të shqiptarëve.

Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.

Mos i mendoni shqiptarët zotërinj  ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë.

Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve.

Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet

me një vit mosha e pensionit.

Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me

disa cent çmimi i karburanteve.

Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit.

Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura.

Është për shkatërrimin e pluralizmit.

Është për degradimin e drejtësisë.

Është për rrënimin e zgjedhjeve të lira.

Është kundra grabitjeve 100% të parave të shqiptarëve.

Është kundra shpopullimit të shqiptarëve.

Zotërinj të nderuar, jemi shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë. Dhe jemi edhe ne europian. Kemi të drejtë të barabarta. Dhe çdo protestë e jona do të jetë në proporcion me padrejtësitë që na bëhen.

Dhe këtë do ta bëjmë. Ndaj dhe njëherë ju sugjeroj:

Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco