‘Veliaj shko në burg te shokët’, këshilltarja: Erjoni nuk e mbulon dot vjedhjen '5D' me propagandë

‘Veliaj shko në burg te shokët’, këshilltarja: Erjoni nuk e mbulon dot vjedhjen '5D' me propagandë

19:26, 25/04/2024
A+ Aa A-

Mirela Ruko, këshilltare e Lëvizjes Bashkë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përmes një video-mesazhi shprehet se Erion Veliaj, trimi i keq me shokët në burg, ka frikë nga përballja me këshillin bashkiak.

Ruko thekson se nëse Erion Veliajn do e kishte kapur vërtet halli, se drejtorët do të kishin abuzuar me detyrën pas shpinës së tij, do ishte ai vetë që do t’i kërkonte ndihmë Këshillit, duke u kërkuar mbledhje.

Ruko thekson se ai po i shmanget përfaqësuesve të qytetarëve, duke përdorur burokracinë dhe fuqinë që ka mbi kryesinë e këshillit.

“Këshilltarët socialiste, betimin e kanë bërë që do i shpërbejnë interesit të qytetarëve, dhe jo të Erionit. Tani pse veprojnë kundër interesave të qytetarëve, duke mos mbështetur minimalisht kërkesën për diskutim?!

Pse kanë kaq frikë nga përballja dhe transparenca, mos vjen kjo nga që ai ndihet fajtor?!

Detyra ime është mbrojtja e interesit të qytetarëve, buxhetin e bashkisë duke mos i toleruar abuzimet dhe unë nuk mund të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur në mbledhjen e datës 30.

Mbas mbledhjes së datës 30 do të shikoni sesi mediat pranë pushtetit do të shkruajnë se ne nuk votuan pro miratimit të ndihmës ekonomike, e plot të pavërteta të tjera”, thekson Ruko.

Postimi nga Mirela Ruko

ERION VELIAJ, TRIMI i KEQ ME SHOKËT NË BURG, KA FRIKË NGA PËRBALLJA ME KËSHILLN BASHKIAK TË TIRANËS

Mbrëmë në darkë nga Sekretaria e Këshillit na ka ardhur njoftimi për thërritjen e mbledhjes së radhës, e cila do të mbahet në ditën e fundit të muaj, në datën 30 prill.

Të detyruar për të thërritur minimalisht një mbledhje në muaj, kryesia na ka sjellë 10 pika për diskutim, por mungon pika që do t’i jepte mundësinë çdo këshilltari si përfaqësues i qytetarëve të Tiranës të shpreheshin, duke pyetur drejtpërdrejtë Kryetarin e Bashkisë në lidhje me skandalin e fundit të vjedhjeve që kanë ndodhur në Bashkinë e Tiranës.

Nëse Erion Veliajn do e kishte kapur vërtet halli, se drejtorët do të kishin abuzuar me detyrën pas shpinës së tij, do ishte ai vetë që do t’i kërkonte ndihmë Këshillit, duke u kërkuar mbledhje. Por jo, ai po i shmanget përfaqësuesve të qytetarëve, duke përdorur burokracinë dhe fuqinë që ka mbi kryesinë e këshillit.

Rregullorja e këshillit na jep mundësinë ne, këshilltarëve të thërrasim mbledhje të jashtëzakonshme, na jep mundësinë të shtojmë pika në rendin e ditë, por ato janë refuzuar nga kryesia, në të cilën shumicën e ka Partia Socialiste(kryetari i këshillit bashkiak dhe sekretari). Qartazi me urdhër të Erion Veliajt!

Këshilltarët socialiste, betimin e kanë bërë që do i shpërbejnë interesit të qytetarëve, dhe jo të Erionit. Tani pse veprojnë kundër interesave të qytetarëve, duke mos mbështetur minimalisht kërkesën për diskutim?!

Pse kanë kaq frikë nga përballja dhe transparenca, mos vjen kjo nga që ai ndihet fajtor?!

Detyra ime është mbrojtja e interesit të qytetarëve, buxhetin e bashkisë duke mos i toleruar abuzimet dhe unë nuk mund të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur në mbledhjen e datës 30.

Mbas mbledhjes së datës 30 do të shikoni sesi mediat pranë pushtetit do të shkruajnë se ne nuk votuan pro miratimit të ndihmës ekonomike, e plot të pavërteta të tjera.

Por ka një të vërtet që nuk mbulohet nga boja dhe propaganda, që Bashkia Tiranë drejtohet nga një njëri, i cili do duhet të shkoj te shokët, në burg!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco