Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Vuçiç shkarkon kryetarin e Preshevës pasi ngriti flamurin shqiptar! Shqiprim Arifi: Kam qenë zë kritik ndaj tij

13:09, 21/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkarkuar kryetarin shqiptar në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Arifi përmes një postimi në “Facebook”, duke theksuar se shkarkimi i tij ka ardhur nga “pushteti autoritar i Beogradit”.  

Ai ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar ditën e sotme në edicionin e mesditës në ‘Syri Televizion’ në një intervistë ekskluzive, Arifi u shpreh se shkarkimi i tij tregon qartazi që është një hakmarrje dhe një largim i një zëri kritik dhe i një kryetari që është munduar të punojë në drejtim të të drejtave kolektive kombëtare.

Deklarata e tij:

“Unë tashmë po bëj 8 vite në politikë, në udhëheqjen e komunës sonë dhe në këto vite kemi punuar në drejtimin e ndërprerjes së politikave serbe ndaj shqiptarëve, sidomos diskriminimit, ku kemi qenë zë kritik dhe kemi mundur të futemi edhe në raportet ndërkombëtare, gjë qe e ka dëmtuar Serbinë.

Në këtë drejtim prej disa vitesh janë grumbulluar arsyet, por kjo nuk ka qenë edhe nuk ka pasur kërcënime të mëparshme, nuk kemi pasur probleme me prokurorinë apo gjykatën për shkak të aktivitetit tim politik.

Javën që e lamë pas ka filluar një kërcënim publik i Vuçic kundrejt shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, që gjithësecili që e shkel kushtetutën do të arrestohet.

3 ditë pas këtij kërcënimi publik më ka ardhur gjoba për vendosjen e flamurit shqiptar në godinën tonë të administratës komunale.

Pas kësaj gjobe nga gjykata Serbe më ka ardhur dhe shkarkimi, pra mes natës të së premtes dhe të shtunën në mesnatë është marrë vendim nga qeveria serbe për shkarkimin tim dhe vendosjen e një organi të përkoshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo radhitje e ngjarjeve brenda kësaj jave tregon qartazi që është një hakmarrje dhe një largim i një zëri kritik të një kryetari që është munduar të punojë në drejtim të të drejtave kolektive kombëtare.

Klea SUla/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco