VIDEO/ ​Mijëra euro për shërbim celulari, si abuzon kompania shtetërore e gazit me tenderat

22:39, 19/04/2024
A+ Aa A-

 Në vitin 2013 Shqipëria bëri një bingo të madhe kur u përzgjodh nga projekti Trans Adriatic Pipeline si rrugëkalim i gazit nga Azerbajxhani për në Europë.

Kështu, me kalimin e tubacionit të këtij projekti në vendin tonë, Ministria e Industrisë dhe Energjisë themeloi në vitin 2017 kompaninë Albgaz, e cila do të merrej me menaxhimin e tregut të gazit. Në nëntor të vitit 2018, Albgaz krijon një kompani të saj, bashkë me firmën italiane të gazit SNAM me objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të TAP.

Kompania u quajt Albanian Gas Service Company dhe aksionet u ndanë 75% për firmën tonë Albgaz, dhe 25% për italianët.

Sipas të dhënave nga bilancet e saj, Albanian Gas Services arkëton para nga konsorciumi TAP për të mirëmbajtur tubacionin përmes stafit të saj prej 59 punonjësish.

3Një pjesë e tyre janë të vendosur në stacionet e Fierit, Beratit dhe Korçës ku kalon gjurma e gazsjellësit dhe një pjesë rrinë në selinë e Tiranës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco