Këlliçi: Në demokraci pranohet molotovi, nuk pranohen vjedhjet alla-Veliaj ‘5D’

Këlliçi: Në demokraci pranohet molotovi, nuk pranohen vjedhjet alla-Veliaj ‘5D’

21:03, 19/04/2024
A+ Aa A-

Ambasadorë të akredituar në Tiranë reaguan sot pas protestës së zhvilluar para bashkisë së Tiranës, ku kërkohej largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut, i kapur në një skemë vjedhjesh të denjë për grupet mafioze.

Në deklaratat e shpërndara nga zyra e Delegacionit të BE-së, ambasada britanike, italiane apo edhe OSBE, pothuajse ishte i njëjti togfjalësh: në demokraci nuk ka vend për akte dhune, teksa i referoheshin disa flakadanëve apo molotovëve që u hodhën në derën e hekurt të Bashkisë.

Me përjashtim të Ambasadës së SHBA, e cila evidentonte se qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë kundër korrupsionit, asnjë prej diplomatëve që reaguan nuk guxuan të thonë se qytetarët dolën në një protestë, madje edhe u irrituan, sepse kryebashkiaku Erjon Veliaj i ka vjedhur taksat e tyre përmes drejtorëve hajdutë që disa i ka në qeli, disa me masa më të buta sigurie dhe të tjerë në hetim.

Pra thelbi që ata qytetarë protestojnë dhe irritohen është se janë të vjedhur nga ai që ndodhet i ulur në karrigen e Kryetarit të Bashkisë, që jo vetëm i ka vjedhur, por edhe i tall, duke krahasuar vjedhjen e 30 mln eurove me rrëzimin e një pjate me patate.

Dhe meqë diplomatët që vijnë në Tiranë u ndjenë të shokuar nga hedhja e flakadanëve apo molotovëve, mjafton të kthejnë kokën pas, dhe të shohin se si protestohet në çdo kryeqytet europian, Paris, Berlin, Romë, madje edhe Bruksel.

Vetëm dy muaj më parë, më saktësisht më 26 shkurt 2024, ngjitur me zyrat qendrore të BE-së, pati një protestë të fermerëve, ku ato pamjet që ofroi sot Tirana, janë një pikë në oqean para asaj që ka ndodhur në kryeqendrën europiane.

Ky është standardi që e gjen në çdo kryeqytet të BE apo Europës. Dhe në Bruksel nuk u kap kryebashkiaku me ndonjë kompani ‘5D’ që vidhte qytetarët, as në Paris kur është protestuar, as në Berlin. Sepse në secilën kryeqendër ka shembuj që janë dorëhequr zyrtarët edhe për gjëra që në Tiranë konsiderohen qesharake.

Kaq mjafton që diplomatët e merakosur nga flakadanët poshtë zyrës së Erion Veliajttë merakosen më shumë kur ti japin dorën, apo të marrin në mbrojtje dikë që qytetarët e identifikojnë si hajdut.

Në një postim në rrjetin social ka reaguar Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën, i cili denoncoi me prova dhe fakte aferën korruptive ‘5D’.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre.

Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco