Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Si u protestua në Paris dhe ambasadat heshtën!

Si u protestua në Paris dhe ambasadat heshtën!

19:15, 19/04/2024
A+ Aa A-

Sot para Bashkisë së Tiranës u zhvillua protesta e rradhës e thirrur nga opozita, e cila kërkon largimin e Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut, pas aferës korruptive ‘5D’.

Protestues të irrituar nga korrupsioni galopant që ka përfshirë këtë institucion kanë hedhur edhe shishe molotovi në derën e hekurt të Bashkisë, e cila është e mbyllur jo vetëm për qytetarët por edhe këshilltarët bashkiakë, duke u kthyer në një bunker për Veliajn dhe drejtorët e tij të korruptuar.

Incidenti gjatë protestës është pasuar me një reagim të disa prej ambasadave, që e konsiderojnë të papranueshme në demokraci dhunën.

Por nëse kthehemi pas në kohë, skena të ngjashme, madje shumë herë më të mëdha se ato molotovet që u hodhën drejt një institucioni që simbolizon akte korrupsioni të papara më parë, janë regjistruar në kryeqytetet më të mëdha europiane, përfshi edhe Parisin.

Më pak se një vit më parë,  Parisi ‘u dogj’ nga protestuesit  dhe asnjë ambasadë nuk mori një qëndrim kundër tyre.

Asnjë diplomat nuk mori përsipër të reagojë ndaj protestuesve francezë dhe jo më të dënojë ato, për të mbrojtur korrupsionin, edhe pse protestat e një viti më parë në Francë, nuk kishin ndonjë aferë korruptive si kjo e Veliajt në Tiranë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco