'Si me komandë, selitë kryesore diplomatike, reaguan në mbrojtje të godinës së Bashkisë Tiranë'

'Si me komandë, selitë kryesore diplomatike, reaguan në mbrojtje të godinës së Bashkisë Tiranë'

18:09, 19/04/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Si me urdhër të një komande nën armë, selitë kryesore diplomatike në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, reaguan të shqetësuar në mbrojtje të godinës së Bashkisë së Tiranës.

Sot kjo ndërtesë as nuk u shemb siç ndodhi me Teatrin, pronat e shtëpitë e shumë shqiptarëve në këto vite regjim Veliaj, as u shkatërrua e u dëmtua siç po ndodh me Sahatin, as u zhduk si po ndodh me zonën historike, as u mor peng siç po bëjnë me pasurinë kombëtare të Tiranës e Shqipërisë.

Kjo godinë është e qytetarëve që me votë o protesta demokratike, vendosin kush e si t'i qeverisin. 

Sot u protestua kundër vjedhjes, korrupsionit, krimit e grupeve kriminale që pasurohen me paratë publike. 

Sot u protesta dhe kudo tjetër në botë për kauza të ndryshme. 

Në Napoli, studentët me fflakadanë e ëdo mjet proteste u përleshën me policinë kundër vendimeve të NATO. 

Në Romë profesorë e studentë protestuan kundër projekteve bashkëpunuese me Izraelin që ushqejnë iindustrinë e luftês. Po molotov e tymyese u hodhën. 

U protestua në Washington kundêr G7 në Capri. 

Protesta është forma e instrumenti më demokratik që ka një popull. 

Ambasada te selitë Diplomatike në Tiranë i prisnim të reagonin kundër skandaleve korruptive, krimit, në mbrojtje të ligjit. 

Pritëm e presim të reagojnë në mbrojtje të demokracisë e së vërtetës, në mbrotje të pluralizmit e kundër arrestimit të liderit të opozitës

Ky reagim si nën armë e të gjithë në një, i diplomacisë në Tiranë, i ngjan një qoke politike me haraç demokracinë. 

Mos vallë i njohin hallet e shqiptarëve më shumë se vetë populli? 

Në vendet e tyre asnjë ambasadë i seli e huaj do të ndërhynte në protestat legjitime të një kombi. 

Diolomatë mbroni demokracinë jo hajdutët. 

Detyra juaj është të krijoni ura mes popujve, e jo të ngrini mure mes jush e popullit që ju mikpret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco