PLUG/ Skema: si Ermal Kapllanaj dhe Ferdinand Mara fshihen pas kompanisë së fruta-perimeve

PLUG/ Skema: si Ermal Kapllanaj dhe Ferdinand Mara fshihen pas kompanisë së fruta-perimeve

13:01, 19/04/2024
A+ Aa A-

Emisioni “Plug”, ka rënë në gjurmët e një tjetër skeme, ku i përfshirë është një tjetër drejtor i rëndësishëm I Erion Veliajt: kreu i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj.

Nga SYRI TV

Ermal Kapllanaj ish-punonjës i Policisë së Shtetit i emëruar nga Erion Veliaj sapo mori detyrën si kryetar bashkie, në pozicionin e Drejtuesit të Policisë Bashkiake në Tiranë. 

Sapo mori detyrën, Ermal Kapllanaj u shfaq me arrogancë, ndaj nënave, grave, të moshuarëve dhe çdo shitësi ambulantë. 

Këto pamje kanë qenë të zakonta për qytetarët e Tiranës, ku policët bashkiakë të Ermal Kapllanajt, kanë ushtruar deri në dhunë fizike ndaj shitësve ambulantë.

Kjo sjellje nuk ishte thjesht për një shërbim publik apo sigurinë ushqimore.  Kjo sjellje lidhet me një veprimtari, që në dyshimet tona është korruptive., e cila nis në vitin 2016. 

Ermal Kapllanaj ka një lidhje shumë të fortë shoqërore me Ferdinand Mara, ish-drejtor I lartë policie në Qarkun e Lezhës e më pas në Korçë. Dy drejtuesit e policisë, njëri në bashki e tjetri në policinë e shtetit, e kanë shfrytëzuar njohjen e tyre për të ideuar një skemë tjetër biznesi me leverdi.

Bajram Mara, babai I Ferdinand Marës, në vitin 2016 hapi një nipt si person fizik, me objekt veprimtarie: Dhënien me qera të truallit për shfrytëzimin e hapësirës së tij për treg agro ushqimor, në rrugën Xhanfize Keko, në njësinë Nr.3. 

Ky është një rast i verifikuar nga ne, por denoncimet që vijnë në adresë të Plugut, tregojnë që kjo skemë është në të gjitha tregjet e njësive bashkiake të Tiranës.

Ky aktivitet qëndron i hapur deri në vitin 2020. Bashkëshortja e Ferdinad Marës, edhe pse është mësuese, ka gjithashtu kohë të bëjë biznes, madje shumë të sukeseshëm.

Në shtator të vitit 2019, Jonida Mara regjistron aktivitetin si person fizik, me objekt: tregtim me pakicë fruta perime si dhe artikuj të ndryshëm. 

Nga pasqyrat financiare të vitit 2022, rezulton se shitja e fruta Perimeve, i ka siguruar bashkëshortes së drejtorit të policisë, një xhiro prej 63 milionë lekësh të rinj në vetëm një vit, apo rreth 600 mijë euro.  Jo keq për një biznes fruta perimesh. 

Lidhjet e Ermal Kapllajant me Ferdinand Marën, janë jo vetëm në biznes, por edhe në qoka punësimesh. 

Kur mori detyrën e drejtorit të policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj punëson vëllain e Ferdinand Marës, Rezartin, në policinë bashkiake. 

Lidhjet në biznes mes Ermal Kapllanajt dhe Ferdinand Marës do të konsolidoheshin në vitin 2020, kur krijohet një shoqëri tregtare, aksionerë të së cilës janë familjarët e ngushtë të Marës dhe Kapllanajt. 

Bëhet fjalë për shoqërinë “FRESHMART”. Kjo kompani ka si obkjekt tregtinë me pakicë dhe shumicë të fruta perimeve në kryeqytet. Ortakët e kësaj shoqërie janë shtetasit Bashkim Kamberi, njëherazi pronar I rrjetit të supermarketeve “JOENA”, si dhe dy shtetas të tjerë, Bajram Mara dhe Musa Memoçi, të cilët kanë nga 33 % të aksioneve të shoqëria Freshmart. 

Por kush janë Musa Memoçi dhe Bajram Mara si dhe çfarë lidhjesh kanë ata me Ermal Kapllanin?

Musa Memoçi është vjehrri I Ermal Kapllanit, ndërsa Bajram Mara është babai I Ferdinand Marës, një drejtues I lartë I policisë së shtetit. Kjo fakton dhe njëherë lidhjen e fortë shoqërore dhe familjare që ata kanë me njëri tjetrin.

Kjo kompani, “FRESHMART”, ka hapur pesë supermarkete, ka gjithashtu dhënie me qera të ambienteve për treg. 

Edhe në rastin e kësaj shoqërie, ashtu si te “5 d Konstruksion”, bashkëpronari I shoqërisë “:FRESHMART”, Musa Memoçi, vjehrri I Ermal Kapllanajt, rezulton se nuk është vetëm biznesmen, por edhe punëtor I thjeshtë si axhustator në një shoqëri tjetër private.

Së fundi, vetëm pak ditë më parë, në datën 9 prill, shoqëria “FRESHMART”, ka regjistruar adresën e re në Kashar, në një pasuri tip magazinë me leje ndërtimi të vitit 2019, dhënë nga bashkia Tiranë. 

Këto janë vetëm disa prej rasteve të reja, të korrupsionit kapilar, që plug ka zbuluar dhe verifikuar deri më tani. Në vijim të jera fakte do të sjellim për skemën korruptive të drejtorëve të Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco