Kalaja: Edhe trotuarët e Teatrit rrethuar, se policia dhe Balla janë paguar nga Fusha dhe oligarkët!

Kalaja: Edhe trotuarët e Teatrit rrethuar, se policia dhe Balla janë paguar nga Fusha dhe oligarkët!

12:42, 19/04/2024
A+ Aa A-

Thirrja e znj. Adriana Kalaja para forcave të Policisë së Shtetit, që kanë rrethuar bashkinë e Tiranës për të ndaluar protestuesit.

“I bëj thirrje, Altin Dumanit përsëri! Ti që guxove, bashkë me atë ish-sigurimsin Arben Kraja edhe mikeshën e Taulant Ballës, Enkelejda Millonain, të arrestoni liderin e opozitës, pa prova, pa akuzë, nuk guxon të afrohesh tek bashkia Tiranë për të marrë në pyetje, qoftë edhe si dëshmitar në një ngjarje penale. Nuk guxon të kalosh te Teatri se e shikon si janë rrethuar edhe trotuarët. 

Juve, Policisë së Shtetit, nuk iu bën përshtypje që aty janë mbyllur edhe trotuarët?! Pse?! Pse janë mbyllur trotuarët?! 

A mund t’i linte Policisa Bashkiake apo Policia e Shtetit dhe banditit Taulant Balla, të rrethohej trotuari nëse nuk ishin interesat e tyre?!

Po, janë interesat e tyre se i ka paguar Shkëlqim Fusha dhe oligarkët e tjerë, që aty të ndërtohen gjashtë kulla dhe ato kulla që do të ndërtohen do të dëmtojnë edhe jetën e fëmijëve tuaj, jo vetëm jetën e fëmijëve tanë. Ato paratë që vjedh kryetari i bashkisë, nuk janë vetëm paratë tona. Janë paratë tuaja, e çdo qytetari që paguan taksë në këtë vend.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco