Salianji: Tubimin kundër Veliajt po e bëjmë ne, më të gëzuar jeni ju të PS-së

Salianji: Tubimin kundër Veliajt po e bëjmë ne, më të gëzuar jeni ju të PS-së

11:09, 19/04/2024
A+ Aa A-

Me debate dhe ironi u mbyll mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS-in.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha se mbledhjen e radhës duhet ta mbajnë kur të ketë opozita protestë.

Kurse drejtuesi Ervin Salianji tha se opozita po proteston kundër Erion Veliajt, por më të gëzuar janë socialistët.

Gjylameti: Mbledhjen e ardhshme them që të jemi kur të keni ju protestë, që të jemi më efiçentë.

Salianji: E pranoj sugjerimin tuaj. Kushdo që ka mundësi që të bashkohen në protestën para bashkisë në orën 11:00. Do vini në mbledhjen tjetër, por unë e thashë. S'e kam mbyllur, e keni vetë. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS-së. Pse ta mbyllim?! Ja ikën prapë. Këtë dua që t’ju përzë nga PS-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco