KAFE SHQETO/ Muçollari: Protesta ndaj Veliajt është një domosdoshmëri

09:36, 19/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të diskutuar rreth protestës përpara Bashkisë së Tiranës pas skandalit me vjedhjet e taksave të qytetarëve ishte anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

Muçollari është shprehur se hetimet e SPAK konfirmuan vjedhjet masive që Erion Veliaj dhe drejtorët e tij kanë bërë prej vitesh në Bashkinë e Tiranës.

"Protesta është thirrur nga shoqëria civile dhe është mbështetur fort nga PD, kjo mbështetje do të krijonte kosto për opozitën nëse nuk e mbështet fuqishëm. Në këtë aspekt protesta është një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe Tiranën pasi sjellja ndaj qytetarëve është një thyerje dinjiteti për to.

Mënyra se si e ka drejtuar Tiranën këta drejtorë dhe Veliaj është vetëm 1 % e vjedhjeve që ata kanë bërë në këtë bashki dhe nëse SPAK do të hetojë dhe 99 % tjera, kam bindjen që do të dalë i njëjti model vjedhjeje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco