VIDEO/ Meta: Nuk ka asnjë kompromis me Ramën, me Berishën në sintoni të plotë

22:27, 18/04/2024
A+ Aa A-

Me një politikan si Edi Rama që ka vënë dorë në territorin e Shqipërisë, përfshi këtu edhe çështjen e detit, që është shumë e rëndë, unë e kam të pamundur që të bëj koalicion apo kompromis. Kështu u shpreh Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV., duke shtuar se “Edi Rama do të ikë ashtu sikundër iku nga Bashkia, siç iku Fatos Nano”.

“Edi Rama do të ikë me zgjedhje dhe me të gjitha mënyrat demokratike”, tha Meta.

Kryetari i PL-së tha se jam në sintoni të plotë me Sali Berishën, doktorin e madh dhe të pamposhtur.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitarët e vërtetë, por për momentin po merremi me riorganizimin e PL”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco