Banda e drejtorëve të Veliajt/ Ermal Kapllani si ‘shef patronazhimi’, ja mesazhet në shkelje të ligjit …

Banda e drejtorëve të Veliajt/ Ermal Kapllani si ‘shef patronazhimi’, ja mesazhet në shkelje të ligjit …

22:15, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ermal Kapllani, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, është një nga drejtorët famozë të Erion Veliajt. Kapllani është pjesë e bandës së drejtorëve, që fatkeqësisht jo vetëm mban uniformën e policisë, por është drejtues i saj.

I denoncuar gjatë fushatave zgjedhore, i kapur me pamje filmike duke dhunuar qytetarët e thjeshtë, ata që përpiqen për të nxjerrë bukën e gojës, Kapllani i Veliajt duket se ka një siguri maksimale se nuk do të përballet me ligjin.

Ndoshta kjo është arsyeja që Kapllani i Veliajt nuk nguron të shkelë ligjin për Policinë Bashkiake.

Në nenin 36 të këtij ligji thuhet:

1. Policia Bashkiake është strukturë e depolitizuar.

2. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk mund të jetë anëtar i partive politike.

3. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk duhet të shprehë publikisht bindjet ose preferencat e tij politike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Image

Por Ermal Kapllani nuk e përfill, e shkel me të dy këmbët, mjafton që të përmbushë si ‘shef patronazhimi’ numrin e ‘like-ve’ dhe comment-eve në rrjetet sociale në shërbim të Erjon Veliajt.

Madje, Kapllani i Erjonit e bën shumë mirë këtë punë, angazhohet fuqimisht duke caktuar edhe sa comment-e, like apo vlerësime positive duhet të ketë çdo postim.

Fotot e mëposhtme tregojnë qartazi porositë e Kapllanit, kërkesat ulrimative të tij, drejtuar vartësve.

Dhe ky Kapllani që drejton Policinë Bashkiake që monitoron rrjetet sociale si ‘shef patronazhimi’, është një nga ata drejtorët e bandës së Veliajt që gjysma janë në qeli, të tjerë janë me masa më të buta sigurie, dhe grupi i tretë po hetohet. Sigurisht që Kapllani i Veliajt ndoshta e ka marrë parasysh që do i bashkohet shokëve shpejt a vonë që ka në qeli…

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco