VIDEO/ Meta: Kryemadhi po paguan kostot e Lulit, kryemashtruesit të Shqipërisë

21:18, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha se askush nuk do të mund të dëmtojë këtë parti, duke u shprehur se mandatin e 3-të Edi Rama e mori se ia dha Lulzim Basha.

Në emisionin ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, i pyetur nëse me sjelljen e tij po i ulte pikë opozitës, Meta tha “kujt opozite, asaj që fle gjumë? Ku janë këshilltarët, kush i mbron interesat e qytetarëve të Tiranës? Atje duhen 20 Tedi Blushë që të hyjnë në Bashki”.

“Denoncimin e parë për inceneratorët i ka bërë Ilir Meta. i kam thënë Monika Kryemadhit që të flaës për Fierin, të angazhohet më shumë, se ka problem të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Ai u shpreh se koha do të provojë nëse ka çimka dhe çimkaxhesha.

“Burri që i shkaktoi kosto Monika Kryemadhit është Lulzim Basha, kryemashtruesi i Shqipërisë. Kjo tha po më tradhëtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco