VIDEO/ Meta batuta në emision: Jam poliagjent i vjetër, por në shërbim të Shqipërisë

21:04, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër.

“Kemi 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, ndaj na duhet një organizim i hekurt”, tha Meta.

Kreu i PL-së i ka komunikuar live diplomatit Agim Nesho pozicionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të partisë, nëse Meta do të zgjidhej President në konventën e 27 prillit.

“Jam poliagjent i vjetër, por në shërbim të Shqipërisë”, tha Meta, duke i kujtuar drejtuesit të emisionit se i ka thënë në shkurt, disa muaj përpara zgjedhjeve të 2021, se Sali Berisha do të shpallej ‘non grata’ dhe se këtë e kërkonte edhe Lulzim Basha.

“Lulzim Basha i ka kërkuar që të mos shpallej para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve, sepse kishte hallin që votat i shkonin partisë së Ilir Metës”, tha kreu i PL-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco