‘SPAK, 'fëmija' i kujt është?’/ Lela: Amerika e Reganit, na mëson se problemi është qeveria dhe jo opozita

‘SPAK, 'fëmija' i kujt është?’/ Lela: Amerika e Reganit, na mëson se problemi është qeveria dhe jo opozita

18:43, 18/04/2024
A+ Aa A-

Drejtori i informacionit në PD, Alfred Lela, i ftuar në Taskl Force në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe përplasjen e ashpër të Ilir Metës dhe SPAK.

Në një analizë të thjeshtë, Lela bëri një rezyme të shkeljeve që ka bërë SPAK dhe sistemi i drejtësisë së re, që sipas tij janë shkaqe që krijojnë dyshime dhe dilema, se ‘fëmija’ i kujt është SPAK, i partnerëve ndërkombëtarë, apo e Ramës.

‘Amerikanët i dua shumë deri në fund por ne nga Amerika e kemi mësuar, nga Amerika e Reganit një Amerikë fantastike, që qeveria është problemi dhe jo opozita. Nqs këta vijnë të na thonë që problemi është opozita, jo zotëri nuk e pranoj kam një problem me këtë se po nuk ma mbajti logjika nuk ma pranon as dashuria, ajo dashuria që kisha për Amerikën. Nëse logjika më thotë që këto janë gjepura jam i detyruar të them që janë gjepura’, u shpreh Lela.

Lela: Kam një dilemë, i kujt është SPAK-u dhe sistemi i drejtësisë? Fëmijë i ndërkombëtarëve apo i Edi Ramës? Kalojmë edhe te varianti tjetër, ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’?

A mos po kthehet në një fëmijë të përçudnuar që dinë adresën e njëri tjetrit por e dinë dhe për qëllime të mbrapshta. Pse? Sepse ndërkombëtarët, duke u nisur nga kjo e fundit fare, mbrojtja e SPAK, me të drejtë, sepse unë po e marr si investim të tyre dhe ata janë në të drejtën dhe duan s’duan, mir a keq me të metat dhe përparësitë e tyre, ndërkombëtarët, amerikanët dhe BE kanë luajtur rolin e tyre determinues që për mua është kryesisht i mirë, këtë duhet ta themi.

Nuk mund ti biem me shkelm kontributit 30 e ca vjeçar të forcave dashamirëse ndaj Shqipërisë, por nuk mundemi të mos e shohim atë që bërtet ose atë që është e një mase të madhe jo dhe aq amorfe tashmë dhe që ne e kapim duke krahasur rastet, këtë me këtë, një fakt me një fakt tjetër.

Unë prisja që votimi i fundit në parlament i shumicës së zotit Rama që rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po kjo Gjykata Kushtetuese çfarë është tani, fëmija kokë kuq i njerkës? Nuk është në nivel sa SPAK-u? Dhe këtu nisin dilemat e mia dhe dyshimet e mia.

Amerikanët i dua shumë deri në fund por ne nga Amerika e kemi mësuar, nga Amerika e Reganit një Amerikë fantastike, që qeveria është problemi dhe jo opozita. Nqs këta vijnë të na thonë që problemi është opozita, jo zotëri nuk e pranoj kam një problem me këtë se po nuk ma mbajti logjika nuk ma pranon as dashuria, ajo dashuria që kisha për Amerikën. Nëse logjika më thotë që këto janë gjepura jam i detyruar të them që janë gjepura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco