SYRI TV/ Pensionet në bankë, pensionistët e Elbasanit kundër

12:44, 18/04/2024
A+ Aa A-

Marrja e pensioneve në bankë është kundërshtuar nga pensionistët. Këta të fundit shprehen se nuk janë në gjendje të kryejnë procedura në bankë dhe për këtë arsye më mirë për ta është t’i marrin pensionet ku janë aktualisht, në postë.  Ndërkohë një shqetësim mbetet për pensionistët që jetojnë në zonat rurale.

Nga SYRI TV

Sipas tyre, informimi për procedurat që duhet të ndjekin ka munguar, duke e shtuar dhe më tepër shqetësimin e tyre.

Pensionistet shprehen se kjo është një procedurë, e cila ua vështirëson marrjen e pensioneve teksa kërkojnë rritjen e pensionit, i cili aktualisht nuk u del as për ilaçe.

Bankat e nivelit të dytë në vend, prej prillit, detyrohen me ligj, të hapin pa asnjë tarifë, llogari bankare për disa kategori të veçanta, përfshirë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike, në të kundërt gjobiten nga 50-250 mijë lekë.

Në këtë llogari, pritet që brenda vitit të hidhen pensionet dhe çdo pagesë që marrin nga shteti kategoritë përfituese.

Gazetar: M.Mëhillka

Pamje: Syri TV

Montazhi: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco