Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

VIDEO/ Saraçi: Nuk besoj te Reforma Zgjedhore, për sa kohë Rama ka legalizuar manipulimin e votës

18:49, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, gazetari Romir Saraçi i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, theksoi mungesën e besimit të tij tek Reforma Zgjedhore, për sa kohë kryeministri ka ligjëruar sistemet e manipulimit të votave.

“Ai nuk tërhiqet, kryeministri nuk tërhiqet nga ai lloj sistemi. Këto janë sisteme të pranuara dhe të ligjëruara nga ana e kryeministrit dhe nuk pres që të ketë një vullnet që ai të dalë kunder dy sistemve që ka ndërtuar”, shtoi Saraçi.

Ka një problem. Edhë nëse Reforma Zgjedhore në fund do jetë e suksesshme, që me ç’kemi parë edhe ditë e fundit...unë personalisht jam skeptik.

Ajo çfarë është sot problem është vjedhja e votës nga ata që kanë pushtetin apo nga ata që kanë forcën parti opozitare, qoftë dhe më pak.

Duhet një vullnet politik për tu zgjidhur, që palët të bien dakort të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe pas atij vullneti të ndërtohet qeveria e ardhshme.

Ne flasim se si të mos i bëhet presion administratës e të tjera me radh, por nga ana tjetër, ai që ka mazhorancën , patronazhistët dhe aktivistët i ka ligjëruar, ka ligjëruar sistemet e manipulimit të votave.

Ai nuk tërhiqet, kryeministri nuk tërhiqet nga ai lloj sistemi.

Këto janë sisteme të pranuara dhe të ligjëruara nga ana e kryeministrit dhe nuk pres që të ketë një vullnet që ai të dalë kunder dy sistemve që ka ndërtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco