Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

SYRI TV/ Meta ashpërson tonet ndaj Dumanit: O palaço, vegël e Edi Ramës

16:08, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë ka ashpërsuar retorikën ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke treguar se si ai i ka dërguar fjalë që të largohej nga Shqipëria. Duke e cilësuar palaço e vegël të Edi Ramës, Meta i ka thënë Dumanit të mos fshihet pas amerikanëve, pasi ai nuk është prokuror i tyre por i Ëngjëll Agaçit dhe Charles Mcgonigal.

Nga Syri Tv

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Metëa ka ashpërsuar tonet  ndaj kreut të SPAK- Altin Dumani, duke e akuzuar se ai i ka dërguar fjalë të largohej nga Shqipëria. Një ditë pas deklaratave të forta ndaj Dumanit për lidhjet me McGonigal që solli reagimin nga KLP dhe ambaada amerikane, Meta forcoi retorikën ndaj kreut të SPAK-ut, duke e cilësuar si palaco dhe vegël të Edi Ramës.

Edhe më i ashpër ishte ish-Presidenti Meta kur i kujtoi Dumanit  se po fshihet pas SHBA duke u hequr  si prokuror i amerikanëve,  kur në në fakt sipa tij është prokuror i Ëngjëll Agaçit

Meta kishte dhe një parlajmërim për kreun e SPAK-ut

Deklaratat Meta i bëri gjatë komunikimit me gazetarët nga ku foli edhe për riorganizimin e PL  në Koventen e 27 prillit. Sipas Metës nuk do të ketë më kryetar partie por President, ndërsa deklaroi se ka shpallur kandidaturën  e tij.

Sipas Metës, PL do të ndërtohet mbi baza të reja demokratike, dhe do ti japë fund nepotizmit në parti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco