SYRI TV/ Pensionistët në Fier protestojnë: Janë vampirë, nuk u ngopën me lekë

14:01, 17/04/2024
A+ Aa A-

Taksat e shtuara në faturën e ujit kanë irrituar pensionistët në Fier të cilët kanë protestuar këtë të mërkurë te bashkia duke kërkuar heqjen tyre.  Të indinjuar ata shprehen se pensioni që marrin nuk u del as për ilace dhe ushqime dhe jo më për të paguar taksat, për të cilat janë përjashtuar për shkak se janë pensionit. Madje shkojnë edhe më tej duke akuzuar politikën se po bënë eksperimente me pensionistët.

Pensionistët sorollaten sa në zyrat e bashkisë Fier, por edhe të ujësellësit te këtij qyteti, pasi secili nga këto institucioni e kalon fajin të njeri tjetri, e ata që nuk marrin asnjë zgjidhje janë pensionitet, të cilët jo vetëm marrin një pension të ulët, por duhet te durojnë edhe sorollatjet e institucioneve shtetërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco