Trafiku i emigrantëve, Harlicaj: Fitimet arrinin deri në 300 mijë euro në muaj

09:54, 16/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të diskutuar mbi arrestimet e fundit të efektivëve të policisë kufitare pas denoncimit të emisionit të Piranjave ishte gazetari, Eraldo Harlicaj.

Harlicaj është shprehur se kjo skemë, e cila funksiononte shumë mirë mes zyrtarëve të policisë, sillte të ardhura deri në 300 mijë euro në muaj.

"Skema me emigrantët ka funksionuar që në vitin 2021, dhe skema, sa i përket emigracionit të kufirit, nuk ka funksionuar asnjëherë.

Drejtuesit kryesorë të sistemit, kur e panë që ka para të mëdha, filluan që agjencitë e punësimit të hapnin kompani falco dhe merrnin viza turistike në masë dhe ata e përdornin Shqipërinë si një vend tranzit drejt Europës.

Ishte një trafikim i mirëfilltë dhe paguanin nga 4 mijë deri në 8 mijë euro emigrantët, i gjithë rrjeti mund të shkonte 200-300 mijë euro në muaj dhe pa bekimin e Altin Hasanit dhe Elton Brahos nuk bëhej asgjë.

Ka qenë dhe drejtoresha Enkeleda Toska dhe ky grup u arrestua nga policia dhe pas tre ditësh u liruan dhe filluan punë përsëri ku ish-bashkëshorti u dënua për këtë skemë me emigrantët".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco