Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Jonathan Pano: Kurrë mos u dorëzoni, duhet të jemi në këmbë

20:11, 15/04/2024
A+ Aa A-

Jonathan Pano, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, tha në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, se Erion Veliaj duhet të paraqitet para Këshillit Bashkiak dhe të japë një raport financiar mbi atë se çfarë ka ndodhur me fondet.

“Përse ka frikë, kur duart i ka kaq akullore? Nëse janë kaq në rregull, pse kanë frikë? “, tha Pano.

Në vijim ai shtroi disa pyetje: si do të ishin xhepat tuaj sikur mos vidheshin paratë te inceneratori, si do të ishin xhepat tuaj nëse nuk do të paguhej ajo taksa për insfrastrukturën shkollore, si do të ishin xhepat tuaj nëse lekët nuk do të vidheshin nga ato drejtorët e ‘5D’ që i kthejnë në hotele dhe resorte.

“Ne kemi nevojë të jemi në aksion, ne duhet të jemi në këmbë. Një shprehje e Çurçilit thotë ‘kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo ndaj dhunuesit dhe dhunës, kurrë mos u dorëzo”, tha Pano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco