Sulmi ndaj Izraelit, shqiptarja flet për Syri TV nga qyteti Beer Sheva që ishte objektiv i sulmit me dron

16:24, 14/04/2024
A+ Aa A-

Për të folur për situatën e vështirë që po kalojani qytetarët e Izraelit pas sulmeve të fundit nga Irani ishte e ftuar në SYRI TV, Irena Stein Steinova.

Steinova e cila është një shtetase shqiptare që jeton në Izrael është shprehur se mbrëmjen e kaluar jemi përballur me një sulm të cilin nuk e kemi parë kurrë.

E them me rrënqethje se shteti dhe ushtria po bëjnë maksimumin për të qetësuar popullsinë kur ka alarme si kjo që ishte e paralajmëruar se do të sulmohej nga Irani me raketat e përparuara të tyre. na paralajmëruan që të jemi vigjilente dhe të futemi në dhomën e sigurisë që të mbrojmë jetën.

Në orën 1 e 28 minuta të natës  që filluan sirenat të cilët si këtë herë nuk i kemi dëgjuar kurrë, nuk po pushonin. Irani po dërgonte turma raketash për të sulmuar Izraelin dhe ne shihnim në televizon se si mbrohej vendi i ndihmuar nga Jordania, SHBA, MB dhe Franca, nga 330 raketa vetëm një ra dhe të gjithë plasën në ajër.

Sot jemi të qetë dhe lexova në gazetë se me aq është hakmarrja dhe nëse Izraeli do ta sulmoi ata do të kundërpërgjigjen, nuk kemi pasur alarme por vigjilenca vazhdon të jetë e lartë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco