Procesi politik ndaj liderit të opozitës/ Vazhdon zvarritja e qëllimshme

Procesi politik ndaj liderit të opozitës/ Vazhdon zvarritja e qëllimshme

09:08, 02/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka bërë sërish një kërkesë të re në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë.

Berisha kërkohen heqjen e masës arrest në shtëpi, por seanca në GJKKO u shty përsëri.

Përmes një shkrese, dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.

Edhe këtë herë, shkak i shtyrjes së seancës ishte mosparaqitja e prokurorëve, duke shënuar një tjetër rast skandaloz.

Kujtojmë se opozita e akuzon SPAK dhe gjykatën se kjo zvarritje është e qëllimshme, pasi synohet djegia e mandatit të liderit opozitar.

Seanca e radhës do jetë më datë 8 prill, ora 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco