Foto/ A do të dalë edhe një tjetër ‘pronar faktik’ në hotelet e drejtorëve të Veliajt?

Foto/ A do të dalë edhe një tjetër ‘pronar faktik’ në hotelet e drejtorëve të Veliajt?

00:12, 02/04/2024
A+ Aa A-

Prej ditësh është zbuluar për publikun një skemë korruptive në kupolën e Bashkisë së Tiranës, e ngjashme me aferën korruptive të inceneratorëve.

Njerëzit më të besuar të Erion Veliaj, drejtorët kryesorë të bashkisë kishin ndërtuar një kompani me anë të së cilës përlanin miliona lek nga tenderat e bashkisë, miliona të cilat më pas i investonin në bizbese të tjera, siç ishte rasti i hotelerisë. 

Nga bisedat që punonjëset e kompanisë (5D)së drejtorëve të Veliajt, ngrihen dyshime të forta se vetë kryetari i bashkisë së Tiranës është jo vetëm në dijeni, por edhe aksioner në këto biznese. 

Veliaj, reagimin e vetëm që ka bërë për këto akuza është falenderimi për mjekët dhe infermieret e QSUT që i pastruan tëmthin, ndërsa shefi i Veliajt ka heshtur. 

Në redaksinë e Syri kanë mbërritur informacione që aludojnë se vetë Rama ka qenë klient i rregullt i hotelit të drejtorëve të Veliajt në jug të Shqipërisë. Sipas informacioneve, më 25 korrik të 2023, në fotot më poshtë, mendohet se kryeministri ka qenë bujtës në hotel. 

ImageImage

Në një vend autokratik siç është Shqipëria, ku kryeministri di gjithçka, nuk është çudi që në bizbeset e drejtorëve të bashkisë Tiranë të shtohet edhe një “pronar i ri faktik”.

Heshtja e SPAK për këtë aferë tregon shumë më shumë se ç’do të tregonte hetimi i tyre.

Ata heshtin gjithmonë në rastet kur Rama dhe Veliaj janë të përfshirë kokë e këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco