A e ka kursyer SPAK Veliajn? Vangjeli: Duhet të presim

22:27, 01/04/2024
A+ Aa A-

Lorenc Vangjeli i ftuar në Çim Peka Live, në Syri Tv, komentoi denoncimin nga anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i cili sot ka zbardhur skemën se si milionat e vjedhura nga Bashkia e Tiranës janë investuar në hotele luksoze në Dhërmi dhe bregdetin e Durrësit.

Vangjeli teksa replikoi me Belind Këlliçin, anëtar i Kryesisë së PD-së, në lidhje me e ka kursyer apo jo SPAK Veliajn, u shpreh se duhet pritur për të kuptuar nëse Veliaj ishte apo jo në dijeni të kësaj afere.

Kini parasysh që në thelbin e drejtësisë që nuk ka të bëjë as me tonën as me të vjetrën, ka të bëjë me një fakt që dyshimi shkon gjithmonë në favor të të dyshuarit. 

Se çfarë janë bindjet vetjake kjo është krejt tjetër gjë. Dhe meqënëse përmend Erion Veliajn,  mund të jetë siç thoni ju, por kjo duhet të provohet.

Krahasimi që bëni ju me rastin e dy kryetarëve të tjerë të bashkisë nuk qëndron, sepse nëse ju do ja kishit treguar Veliajt pak më parë një gjë të tillë , pra që drejtorët e tu kanë qenë bashkëpronarë me një kompani e cila merrte punë nga bashkia e Tiranës dhe ai nuk vepronte, kjo është tjetër gjë.

Ai mohimi i tij ka të bëjë më dijeninë e tij për këtë gjë dhe këtu fajësia ka dy anë, mos ngatërroni  fajësinë morale me atë politike.

Ne thjeshtë duhet të presim dhe të kemi durim për të pritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco