Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

'Karriera politike e Veliajt mori fund'/ Sejamini: Veliaj, ose njeriu më i trashë në botë, ose i korruptuar, të japë dorëheqjen!

'Karriera politike e Veliajt mori fund'/ Sejamini: Veliaj, ose njeriu më i trashë në botë, ose i korruptuar, të japë dorëheqjen!

22:06, 01/04/2024
A+ Aa A-

Neritan Sejamini thotë se Bashkia e Tiranës duhet shkrirë dhe Erion Veliaj duhet të dorëhiqet, pasi nëntë drejtorë të tij janë nën hetim nga SPAK dhe tre prej tyre janë prangosur. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se Veliaj nuk mund të qëndrojë më në zyrë, pasi ose është një drejtues "i trashë" ose është i përfshirë në korrupsion ndaj duhet të largohet. 

"Veliaj ka nëntë drejtorë të rëndësishëm nën hetim, tre i ka në burg. Janë persona të emëruar direkt nga ai dhe që kanë patur bashkëpunim të përditshëm me zotin Veliaj.

E dyta, të gjithë akuzohen për më shumë se një rast. Vetëm po të marrësh inceneratorin…

Veliaj ka qenë i informuar nga media. Ka patur dhjetëra artikuj. Ka qenë i informuar nga akuzat e opozitës, edhe nga raportet e KLSH mbi abuzimet. Ideja që zoti Veliaj nuk ka qenë i informuar është zero. Çfarë ka bërë zoti Veliaj? Asgjë. Ka shpërfilluar çdo akuzë, ka dalë në mbrojtje të hapur të këtyre njerëzve? Pse?

Ose është njeriu më i trashë në botë, që nuk kupton fare, duhet të jetë njeriu më i trashë që të marrë edhe çmim Guinness. Ose zoti Veliaj e ka ditur që vjedhin dhe i ka toletuar. Pse një drejtues lejon vartësit të vejdhin? A mund të jetë drejtuesi i ndershëm?

Bashkia Tiranë duhet shkrirë, nuk mund të reformohet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duhet të japë dorëheqjen, nuk mund të rrijë më. Nëse ai nuk jep dorëheqjen aty nuk mund të bëhet hetim. Kjo organizatë duhet shkrirë. Nëntë drejtorë të përgjithshëm, direkt bashkëpunëtor të Veliajt. Karriera e tij politike ka marrë fund. Mund ti besohet këtij njeriu buxheti i shtetit? Dhe ky të zgjedhë ministrat?

Kryetari i Bashkisë do të shkojë në zyrë nesër kur të shërohet. Çfarë do të bëje aty me nëntë drejtorë nën hetim dhe dhjetëra punonjës? Ai kupton që ka patur organizatë kriminale, njerëzit që ka marrë në punë dhe ka punuar, befas kupton se janë organizatë kriminale. Cfarë bën kur vete në zyrë?", tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco