Gazetari citon dokumentin gjerman: Priten zhvillime radikale në Shqipëri

Gazetari citon dokumentin gjerman: Priten zhvillime radikale në Shqipëri

09:53, 30/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku tha se sipas një dokumenti diplomatik gjerman, në Shqipëri priten zhvillime radikale në pak muaj.

“Nga burime diplomatike gjermane, zhvillimet politike në Shqipëri do të jenë radikale në pak muaj.

Në vizitën e tij të shkurtër në Tiranë, sekretari Antony Blinken ia ka bërë të qartë Edi Ramës.

Po sipas këtyre burimeve, sekretari amerikan ka theksuar se çështja Mcgonigal, pastrimi i parave, trafiku i drogave e kanë tejkaluar vijën e kuqe.

Zhvillimet intensive flasin edhe për një mundësi reale të zgjedhjeve të parakohshme.

Ky është informacion i publikuar ne qarkoren e brendshme të politikës gjermane.

Po sipas të njëjtave, burime të politikës e diplomacisë gjermane, informojnë se Londra dhe Uashingtoni janë duke rivlerësuar çështjen Berisha, kjo bazuar në faktet e reja,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco