Ja se si mediat e Ramës censurojnë denoncimin e Gazment Bardhit

Ja se si mediat e Ramës censurojnë denoncimin e Gazment Bardhit

22:34, 29/03/2024
A+ Aa A-

Një ditë më parë Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama në atë që njihet si dosja ‘Xibraka’.

‘Xibraka’ ka lidhje me laboratorin e drogës, ku përmes proceseve kimike, përftohej kokainë, e cila hynte në Shqipëri e kamufluar në kontenierë që transportin plehra kimikë. Hetimet për Xibrakën nisën nga autoritetet gjermane, që njoftuan në atë kohë autoritetet shqiptare, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe kjo shënonte laboratorin e parë që zbulohej në Shqipëri, të paktën deri në 2014.

Gazment Bardhi në denoncimin e tij publikoi të dhëna nga sistemi TIMS, duke hedhur më shumë dritë mbi atë që konsiderohej në dosjen e Prokurorisë si “njeriu i paidentifikuar”, megjithëse në atë kohë grupet e vëzhgimit apo hetuesit kishin arritur të gjenin moshën e personit, duke e identifikuar saktë moshën e tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së publikoi të dhënat e TIMS që provonin se si lëvizej me makinën e grupit të Xibrakës nga Olsi Rama, duke ngritur dyshimet e forta se edhe largimin nga Shqipëria të Genci Xhixhës, një prej emrave që i shpëtoi arrestimit, e kishte mundësuar Olsi.

Po çfarë ndodhi me denoncimin e Bardhit, përtej faktit nëse do të arrihet ose jo të provohet përfshirja e Olsit Ramës në dosjen ‘Xibraka’?

Mediat e mëdha nuk e kanë pasqyruar, ose pasi e kanë pasqyruar e kanë fshirë lajmin. Kjo ka ndodhur me të paktën dy televizione, Vizion+ dhe A2Cnn, që pasi e kanë tranmetuar denoncimin e kanë fshirë më pas.

TVSH, Top Channel dhe Report TV e ka anashkaluar plotësisht, ndërsa TV Klan në edicionin e lajmeve i ka kushtuar një kronikë jo më shumë se 30 sekonda.

Ndërkohë që ajo që tërheq vëmendjen është se reagimi apo deklarata e Olsi Ramës është pasqyruar e plotë.

Nuk është hera e parë që në mediat shqiptare ndodh një gjë e tillë, natyrisht mund të mos jetë as e fundit, veçanërisht nëse objekt denoncimesh, qoftë edhe me fakte, do të jenë kryeministri apo të afërm të tij, si në rastin konkret i vëllai.

Gazment Bardhi e bëri denoncimin me cilësinë e kryetarit të grupit më të madh opozitar në Kuvend, aq më tepër nga selia e partisë më të madhe opozitare, PD.  

Në fakt u zgjodh rruga që prej vitesh ndiqet dhe që është rruga më e shkurtër: censurë me ose pa urdhër, me apo pa dëshirë, e lidhur ose jo me interesa.

Një rrugë që ndoshta mund të ‘zgjidhë’ edhe ndonjë problem ose hall të zotëruesve të mediave, edhe pse në rrethe të ngushta ose kur iu arrin “litari në grykë” bërtasin e ulërasin se pushteti-regjim i Edi Ramës po i cënon.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco