Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Narcos-Xibraka/ Strazimiri: Këtu garancia e bandave është politike dhe në nivelin më të lartë

15:41, 29/03/2024
A+ Aa A-

Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi dosjen ‘Xibraka’ dhe rastin ‘5D’, ku u arrestuan drejtorët e Bashkisë Tiranë, për afera korruptive, ndërkohë që vëllai i kryeministrit Rama vijon të jetë i lirë.

Strazimiri u shpreh se gjithçka është parashikuar që në 6 muajt e parë të qeverisjes Rama, teksa rikutoi rastin kur në makinën e ish-deputetit të PS, u gjend i pranishëm një trafikant droge.

Strazimiri rikujton se se si u anullua aksioni policor, pas një telefonate-urdhër.

Ky është thjeshtë një ilustrim i asaj çfarë kemi thënë që 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet të kësaj bande, që për sa kohë, kartelet e kokainës, kanë interes, siguri, garanci, që këtu mund të kalojnë dhe bëjnë aferat e tyre, këtu garancia është politike dhe në nivelin më të lartë.

Është mbi drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe është mbi ministrin e brendshëm.

Nuk është ky i vetmi rast.  I kanë mbetur shumë enigma Policisë dhe Prokurorisë së shtetit, është rasti kur në makinën e Mark Frrokut ishtë një trafikant droge, makina nuk u ndalua, operacionalja shkruan në raportin e saj se 'morën një telefonatë' dhe na thanë që 'lëreni se është makina e deputetit'.

Personi që kanë marrë në telefon dhe ju ka thënë ta lënë urdhrin në mes ende nuk dihet.

Në atë periudhë fakti që DEA  ishte e interesuar të hapte një zyrë në Tiranë në mënyrë permanente na u shit si një akt i jashtëzakonshëm midis institucioneve të zbatimit të ligjit.

Kam thënë publikisht që në prill ose maj 2014, që ky është një sinjal alarmi, nëse DEA kërkon të ketë këtu një zyrë permanente, do thotë që ne kemi një problem shumë të madh të trafikut të kokainës, i cili është në një krim i nivelit më të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco