Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Sekretariati i etikës anulon votimin e 7 marsit, tërhiqet mazhoranca, pranon shkeljen e rregullores

15:12, 29/03/2024
A+ Aa A-

Sekretariati i etikës anuloi votimin e ligjeve në seancën e datës 7 mars, duke pranuar kërkesën e opozitës që e cilëson  një votim të paligjshëm, për shkak të mungesës së kuorimit në sallën e parlamentit.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaroi se duhen veriifkuar edhe votimet e tjera që mazhoranca ka bërë, përgjatë kohës së aksionit opozitar në kuvend. 

SYRI TV

Sekretariati i etikes ka anuluar votimin e ligjeve të seancës së datës 7 mars, duke pranuar kërkesën e grupit parlamnetar demokrat,  që e cilësonte votimin e 5 ligjeve në ate seancës, të pavlefshëm,  për shkak të mungesës së kuorumit.

Mazhoranca ka pranuar shkeljen e  rregullores duke u tërhequr dhe duke shpallur të pavlefshëm votimin, ku të pranishëm në sallë, në momentin e verifikimit të prezencës ishin  vetëm 68 deputetë, nga 71 që kërkohet për tu plotësuar kuprumi.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti demokrat, Saimir Korreshi, deklaroi se duhen veirifkjuar edhe votimet e tjera, përgjatë muajve ku opozita ka protestuar duke bllokuar  komisionet dhe seancat plenare dhe mazhoranca ka miratuar ligjet e vetme.

Seanca e 7 marsit, u drejtua nga nënkrytarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila vijoi procesin e votimit të ligjeve, paravësisht se deputetet demokrat, ngritën shqetësimin për mungesën e kuorumit në sallën e kuvendit. Mes ligjeve të kaluara në atë seancë, ishte edhe ligji për investimet strategjike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco