Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Brezat që nuk patën mundësi

Brezat që nuk patën mundësi

14:41, 29/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka reaguar në lidhje me mbylljen dhe shkatërrimin e institucioneve të kulturës dhe historisë në Tiranë.

Nga Grigels Muçollari

Brezat që nuk paten mundësi

Zhbërja e institucioneve kryesore të artit, kulturës dhe historisë në qendër të Tiranës është një akt i pandodhur ndonjëherë, pasojat e të cilit nuk po llogariten mirë, me qëllim ose nga naiviteti. Në disa opinione që kam lexuar, trajtohet si një dëm ndaj turizmit pasi vizitorët nuk do të mund të shkojnë në Muzeun Historik Kombëtar, në Galerinë Kombëtare të Arteve, apo në Teatrin Kombëtar. Kjo trini e identitetit tonë, sot mungon. Kryeqyteti nuk e ofron, pasi kështu i është tekur Kryeministrit.

Por plaga më e madhe te cilën e shoh si ulëritëse, lunga më therëse është diku tjetër. Këto tre gjymtyrë, 4 sëbashku me Teatrin Kombëtar të Kukullave, po i mohohen një brezi të tërë. Janë shumë studentë të arteve, të historisë, apo të çdo dege, janë shumë spektatorë, shijues të artit, shumë studiues, dhe qindra e mijëra fëmijë, të cilëve u mohohet ky moment në jetë.

U mohohet kjo mundësi takimi me historinë, me skenën.

Nuk ka dyshim se një ditë, Tirana do të ketë sërish Muze Historik Kombëtar, Galeri Kombëtare të Arteve, Teatër Kombëtar, dhe Teatër Kombëtar të Kukullave, por derisa ato të jenë, sipas trillit dhe përfytyrimit të shefit të madh dhe mëkëmbësit të tij në Bashki, kanë kaluar vite, ndoshta një dekadë, pra ka ikur koha e një apo disa gjeneratave.

A do të mbajë kush përgjegjësi?

Kjo është një përgjegjësi historike në fakt. Shumë fëmijë do të kenë kaluar në adoleshencë pa shkuar tek Teatri i Kukullave, (Cirku Kombëtar i zhdukur me kohë). Studentë të Arteve do të jenë diplomuar pa parë veprat e Galerisë Kombëtare. Studentë të aktrimit do kenë përfunduar shkollën pa shkelur në Teatrin Kombëtar. Studentë e hulumtues të Historisë, do të kryejnë universitetin, pa patur mundësinë të shohin pavionet e Muzeut Historik Kombëtar.

Pse? Sepse dikush, mori këtë vendim, pa pyetur askend, pa u konsultuar, pa bërë transparencë. Vetëm sepse kërkon të shohë kulla të shtrenjta në qendër të Tiranës, produkt i pazareve miliona euroshe.

Kjo është një çështje e mprehtë që nuk e meriton indiferencën. Duhet ta bëjë shoqërinë tonë të ndalet për një moment e të analizojë. Të reflektojë e të reagojë.

Askush nuk e ka këtë të drejtë, askush nuk është mandatuar për të dënuar disa breza, për t’i privuar nga institucionet e identitetit tonë kombëtar, për t'i kthyer në ata, që nuk e patën këtë mundësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco