Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Himarë, Blerina Bala zgjidhet kryetare e komanduar, urohet: 'Besojmë se do të vazhdojë rrugën e Goros'

Himarë, Blerina Bala zgjidhet kryetare e komanduar, urohet: 'Besojmë se do të vazhdojë rrugën e Goros'

12:10, 29/03/2024
A+ Aa A-

Pasi rifilloi mbledhjen në orën 12:00 duke u mbyllur dyert qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Himarës ka vendosur me 16 vota pro, futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së kryetarit të komanduar të Himarës. Pasi u lexua ligji, ku shpjegohej procedura që duhej ndjekur në rastet kur kryebashkiaku jepte dorëheqjen, u vu në dukje sipas ligjit se detyra i caktohej zv.Kryetarit. 

Kryetarja e Grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, Mirka Gjiçali, ka propozuar për të zgjedhur nënkryetaren Blerina Bala. Nënkryetari tjetër u tërhoq aty për aty, para mediave.

Siç ishin të ulur në të njëjtën tryezë, me 15 vota pro për kryetarin e ri të komanduar të bashkisë, këshilltarët kanë zgjedhur automatikisht Balajn, duke lenë jashtë votimit vetëm një këshiltar që ishte në konflikt interesi.

“Mbaroi, vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës,” u dëgjua. Por, më pas ka dalë një problem se nuk mund të vazhdonin me miratimin e buxhetit të bashkisë së Himarës për shkak të mungesës së komisioneve. 

Ndaj, kryetari i Këshillit, Dhimitër Kapaj i PS, e mbylli mbledhjen me një urim për të sapozgjedhurën Blerina Balen, e cila pason dy kryebashkiakët e arrestuar, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron: "Unë dua të falënderoj edhe kryetaren që mori detyrën, - tha Kapaj. -  Besoj se do të vazhdojë atë rrugën që ka ndjekur ai kryetari i mëparshëm Gjergji Goro sepse bashkia e Himarës  ka nevojë shumë për një kryetar.”

Në këtë mbledhje të mesditës nuk morën pjesë të dërguarit nga Qeveria, Bledi Klodi dhe Vangjel Tavo, të cilët u përzunë nga qytetarët e Himarës kur u ulën në tryezë në mbledhjenn e parashikuar të niste në orën 10. Prania e tyre shkaktoi protesta dhe u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për në orën 12:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco