‘Xibraka’/ Avokati: Rama përgjegjës, do t'i vijë radha/ Xhaferri: Veliaj pastroi paratë e korrupsionit me ‘5D’

10:05, 29/03/2024
A+ Aa A-

Të ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri dhe avokati Arben Llangozi kanë folur për dosjs ‘Xibraka’ dhe rastin ‘5D’, ku u arrestuan drejtorët e Bashkisë Tiranë, për afera korruptive.

Në lidhje me përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e drogës dhe aferave korruptive në vend, avokati Llangozi u shpreh se do ti vijë radha edhe kryeministrit sepse i gjithë ky dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar, kryeministri është i vetmi person përgjegjës, sepse është ky që përzgjedh stafin e vetë.

Llangozi: Mendoj që veprimet e SPAK ndaj goditjes së rastit të 5D-së në bashkinë e Tiranës, janë të vonuara, duhet të ishin bërë më parë. Duhet të goditet në nivele më të larta, pasi dikush që është vartës apo drejtues i një personi, padyshim që drejtuesi i këtij institucioni si kryetar bashkie apo kryeministër, kanë dijeni për çdo lloj afere, më saktë duhet të kenë dijeni dhe nuk përjashtohen nga përgjegjësia penale por kjo nuk do të thotë se SPAK nuk është duke i hetuar. Mund të jenë 2-3 prokurorë që mund të komandohen por shumica e tyre do godasin. Kemi ministra pas hekurave, kemi ministra në hetim dhe do ti vijë radha edhe kryeministrit sepse i gjithë ky dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar, kryeministri është i vetmi person përgjegjës, sepse është ky që përzgjedh stafin e vetë. Ka përzgjedhur me qindra hajdut deri tani, e ka thënë SPAK dhe çdo person i lidhur me pushtet ka kaluar më parë nga dora e krimit. Një grup kriminal promovon dhe vendos në pushtet atë krah që mendon dhe i duket i përshtatshëm për ta shfrytëzuar më vonë.

Ndërkohë, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri u shpreh se arrestimi i drejtëorëve të Bashkisë Tiranë, për rastin ‘5D’, e gjitha u bë për shoë për sfumimin e lajmit të kobshëm për qeverinë që pikërisht ishte involvimi i Olsi Ramës drejtëpërdrejtë në laboratorin e Xibrakës.

Sipas Xhaferrit, ‘pesë drejtorë që i kanë dhënë tendera vetes së tyre duke aksesuar të dhënat e tenderit duke i bërë siç kanë qejf, dhe pasi kanë marrë lekët nga buxheti shqiptar, kryetari i bashkisë u firmos edhe tre leje që ndërtimi që edhe ti pastrojnë kollaj këto para dhe ti shumëfishojnë’.

Xhaferri: Doja ta relativizoja që paska shumë persona që hajnë fiq pas kurrizit të Erion Veliajt se dardhat ia hajnë Edi Ramës. Dita e djeshme e gjitha u bë për shoë për sfumimin e lajmit të kobshëm për qeverinë që pikërisht ishte involvimi i Olsi Ramës drejtëpërdrejtë në laboratorin e Xibrakës që ne e kemi denoncuar prej 10 vitesh por kësaj radhe materializoheshe me disa prova konkrete të makinës ku ai ka qënë. Në Shqipëri drejtësia ka filluar me këmbën e gabuar, sepse këto denoncime për firmën ‘5D’ për ata drejtorë për përfshirjen e tyre për blerjen e votave apo në shtrimin e asfaltit elektoral pa licensë pa leje pa asgjë gjatë fushatës elektorale dhe nëse ka një drejtësi ajo i përgjon këta njerëz sidomos kur janë duke bërë krimin më të madh që ishte vjedhja e zgjedhjeve të 14 majit.

Pra nëse na kishin përgjuar Fredi Belerin kandidati i vetëm që u mbajt në përgjim, mund të kishin mbajtur në përgjim edhe këta drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe rezultati i 14 majit nuk do të ishte ai dhe qyteti do ti kthehej qytetarëve të Tiranës.

Pesë drejtorë që i kanë dhënë tendera vetes së tyre duke aksesuar të dhënat e tenderit duke i bërë siç kanë qejf, dhe pasi kanë marrë lekët nga buxheti shqiptar, kryetari i bashkisë u firmos edhe tre leje që ndërtimi që edhe ti pastrojnë kollaj këto para dhe ti shumëfishojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco