Kërkesa për anulimin e votimit në Kuvend, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa për anulimin e votimit në Kuvend, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

21:16, 28/03/2024
A+ Aa A-

 Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11:30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit.

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Mesazhi i drejtuar anëtarëve të Sekretariatit:

Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:

1. Shqyrtimin e kerkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:

“Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco